Klinton: Fakti që Kosova ka një Presidente tregon për progres
New York, 27 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në ditën e parë të vizitës së saj në New York, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, mori pjesë sot në hapjen e takimit vjetor të Clinton Global Initiative në New York.
Presidentja Jahjaga mori pjesë edhe në pritjen e veçantë të Presidentit Bill Clinton për liderët e shteteve dhe të qeverivë nga shumica e shteteve të botës.
Në fjalimin e tij që shpalli të hapur punimet e Iniciativës, Presidenti Clinton spikati edhe përparimin e Republikës së Kosovës, duke thënë se fakti që Kosova ka një Presidente grua të re, tregon shumë për progresin që Kosova ka arritur\".
Prasidentja Jahjaga është laureate e çmimit për lidership publik të Clinton Global Inititative, i cili i është ndarë vitin e kaluar.
Takimi i Clinton Global Initiative tubon këtë vit shumë lidere shtetesh dhe qindra udhëheqës ekzekutiv botëror për të diskutuar sfidat globale dhe ndërtimin e partneriteteve për të bëre ndryshime pozitive sociale. Kjo iniciativë këtë vit i kushtohet \"Ndikimit të së ardhmes\".