Kitaroviqi jep betimin si presidente e Kroacisë
Zagreb 15 shkurt - Presidentja e re e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, ka bërë sot betimin.
Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve kroatë, pavarësisht përkatësisë politike, fetare dhe gjinore. Pakicat kombëtare janë pasuri e Kroacisë. Do të mbroj të drejtat e tyre, por do të luftoj edhe për të drejtat e popullit kroat jashtë kufijve të Kroacisë, ka thënë Grabar Kitaroviq.
Ajo po ashtu ka falënderuar paraardhësit e saj: Franjo Tugjman, Stjepan Mesiq dhe Ivo Josipoviq.
Në inaugurim ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.