10 Janar 2025

Kina kërcënon Japoninë me luftë

Pekin, 13 shtator - Në lidhje me çështjen e përkatësisë territoriale të Ishujve Diaoyu (Senkaku) nga ana kineze "nuk mund të ketë absolutisht asnjë lëshim". Për këtë flitet sot në komentet e gazetën e Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës.

"Përfshirja në tregtinë e paligjshme të lidhur me tokën e shenjtë kineze është një hap i rrezikshëm i qeverisë japoneze, i cili kërcënon vetë marrëdhëniet Kinë-Japoni", - shkruan gazeta për shtetëzimin e ishujve nga qeveria japoneze.

"Mundësitë e Mbrojtjes Kombëtare të Kinës arritën një shkallë të lartë zhvillimi dhe nxitja e luftës mund t’i sjellë fatkeqësi Japonisë" - tregon publikimi.

Japonia nuk do të refuzojë përvetësimin e Ishujve Senkaku për asnjë arsye. Për këtë njoftoi sot në Tokio Ministri i Jashtëm Koiçiro Gemba.

Ditën e martë qeveria japoneze nënshkroi një marrëveshje me pronarin privat të Senkakut për blerjen e tre ishujve për 2 miliardë e 50 milionë ¥ / rreth 26 milionë $. Kjo shkaktoi një reagim shumë negativ të palës kineze. Në Kinë u zhvilluan demonstrata të shumta antijaponeze.

Ministria e Punëve të Jashtme në Pekin i bëri thirrje Japonisë të rishqyrtojë vendimin e saj mbi nacionalizimin e ishujt, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Kinës theksoi se "forcat e armatosura lenë pas të drejtën për të marrë masa kundërpërgjigjëse".

Në Kinë ishujt e diskutueshëm i quajnë Diaoyu dhe i konsiderojnë territorin e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)