Kina dhe Japonia u grindën për shkak të arushit panda
Tokio, 8 korrik - Panda Shin Shin, e cila ndodhet në Japoni e marrë me kredi për dhjetë vjet nga Kina, lindi një këlysh. Skandali midis dy vendeve plasi për shkak se një javë para lindjes së këlyshit të pandës, i cili sipas kushteve të kontratës duhej ti dorëzohej Kinës pas dy vjetësh.
Guvernatori i Tokios Shintaro Ishihara propozoi ta quajnë atë Sen Sen ose Kaku Kaku. Të dy këta emra janë me prejardhje nga emrat japonezë të ishujve të diskutueshëm të arkipelagut Senkaku.
Një propozim i tillë ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë në Kinë, sepse Kina dhe Tajvani i konsiderojnë këta ishuj të tyre dhe i quajnë ata Diaoyu. Ishujt e pabanuar shkëmborë ndodhen në perëndim të prefekturës japoneze Okinawa.