14 Janar 2025

Këshilli i Sigurimit sot diskuton për Kosovën

New York, 4 dhjetor - Mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbahet sot ku do të shqyrtohet raporti i rregullt i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon, mbi zhvillimet tremujore në Kosovë.

Kosovën në këtë takim do ta përfaqësojë kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ndërkaq edhe Serbia do të përfaqësohet nga kryeministri Aleksandër Vuçiq, që do të jetë pjesëmarrja e tij e parë në këtë cilësi në takimet e Këshillit.

Në sesionin e Këshillit të Sigurimit të OKB kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi do t'i prezantoj rezultatet e Kosovës sa i përket organizimit të zgjedhjeve dhe finalizimit të formulës gjithëpërfshirëse qeverisëse, përfundimin e negociatave për MSA, raportin e progresit për liberalizim të vizave, përfshirjen e Kosovës në koalicionin global kundër ISIS por edhe anëtarësimi i Kosovës në Komitetin Olimpik si shtet Sovran.

Sekretari i Përgjithshëm ka shprehur në raport shqetësimin për‘moskonstituimin pas zgjedhjeve të organeve udhëheqëse të Kosovës,’ raport ky i publikuar para arritjes së marrëveshjes për koaliconin qe verisës midis Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Periudha raportuese përfshinë tremujorin nga 16 korriku deri më 15 tetor.

Në raport, sekretari i Përgjithshëm po ashtu thekson se duhet të vazhdojë procesi për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofron MSA me BE-në.

Sekretari i Përgjithshëm në këtë raport ka falënderuar angazhimin e udhëheqësve të Kosovës për qasjen dhe zgjidhjen e çështjes së pjesëmarrjes së shtetasve kosovarë në konfliktet e huaja dhe në këtë kuadër ka përshëndetur edhe liderët e bashkësisë islame dhe të përkatësive të tjera fetare në Kosovë për distancimin nga ekstremizmi.

“Përfshirja e Kosovës në koalicionin global kundër ISIS ose Shtetit Islamik dhe anëtarësimi i Kosovës në Komitetin Olimpik si shtet sovran, janë disa nga aspektet pozitive që janë shënuar muajt e fundit,” thekson Thaçi në një postim të tij për media.

Ai ka thënë se në prag të formimit të qeverisë së re, ‘prioritete mbeten jetësimi i marrëvesjes së Brukselit, krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovësdhe krijimi i vendeve të reja të punës.’
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)