Këshilli i Sigurimit shtyn diskutimin për Kosovën
New York, 10 nëntor - Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, në të cilën duhej të diskutohej raporti tremujor për situatën në Kosovë i Sekretarit të përgjithshëm të KB, Ban Kimoon, nuk do të mbahet të enjten.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, shtyhet për një datë tjetër, e cila nuk është shënjuar në agjendën e mbledhjeve.
Në Raportin e tij, që u ishte dërguar anëtareve të KS më 31 tetor, sekretari i përgjithshëm i KB, Ban, kishte shfaqur shqetësimin për ngërçin politik në Kosovë dhe zvarritjen e formimit të institucioneve dhe u bënte thirrje liderëve politik që të shtonin përpjekjet për gjetjen sa më parë të zgjidhjes. Me këtë vështrim theksonte domosdonë e vazhdimit të dialogut me Beogradin.
Nuk jepen arsyet e shtyrjes së diskutimit për Kosovën në KS të KB, por mediet spekulojnë se ajo ndodhi në bazë të kërkesës së Kosovës për arsye të rrethanave të brendshme.