10 Janar 2025

Këshilli i Sigurimit nominon Guterres si sekretari përgjithshëm i OKB-së

New York, 7 tetor - 15 vendet anëtare të KS të OKB-së nominuan unanimisht kandidaturën e ish kryeministrit të Portugalisë Antonio Guterres, si zëvendësues i sekretarit aktual të përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-Moon, mandati i të cilit do të nisë nga 1 janari i vitit 2017 deri në 31 dhjetor të vitit 2021.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryesuesi i muajit i Këshillit të Sigurimit, përfaqesuesi i përhershëm i Rusisë në OKB, Vitali Churki tha se vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit janë të mendimit se Antonio Guterres është kandidati më i mirë për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Ai vlerësoi punën e zotit Guterres në krye të Komisariatit të Lartë për Refugjatët të OKB-së, si dhe si ish kryeministër i Portugalisë.

Pas miratimit nga Këshilli i Sigurimit për zgjedhjen e Antonio Guterres në postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, ky i fundit e vlerësoi nominimin dhe premtoi se do të bëjë përpjekje të shumta në misionin e tij.

\" Jam i mendimit se përballë problemeve të botës, sot duhet të bëjmë më shumë. Do të jap kontributin tim për njerëzit në nevojë, përfshirë grupet e prekura nga konfliktet, terrorizmi, shkelja e të drejtave të njeriut, varfëria, etj. Nxitja më e madhe për punën time janë punonjësit e OKB-së dhe të organizatave ndërkombëtare, që punojnë në zona me rrezikshmëri të lartë, shpirti dhe përkushtimi i tyre\", tha Guterres.

Nominimi zyrtar i Guterresit është hapi i parë që i rekomandohet Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së prej 193 anëtarësh ta votojnë atë si pasues të Ban Ki Moonit, në postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)