11 Janar 2025

Këshilli i Sigurimit miraton sanksionet ndaj Koresë së Veriut

New York, 2 mars - Në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për vendosjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut dënohet prova bërthamore e kryer pak kohë më parë në këtë vend si dhe lëshimi i satelitit me raketë balistike.

Në rezolutë i kërkohet Koresë së Veriut të heqë dorë nga planet bërthamore dhe shprehet shqetësimi për vështirësitë që kalon populli koreanoverior, gjendjes humanitare dhe bashkëpunimit ekonomik.

Rezoluta 2270 e KS nënvizon se \"mbrojtja e paqes dhe e stabilitetit në Gadishullin Korean dhe në Azinë Verilindore kërkon që të mos ndërmerret asnjë veprim që mund të acarojë situatën në Gadishull\".

Në të ritheksohet thirrja për rifillimin e bisedimeve 6-palëshe si dhe për mbajtjen e premtimeve të dhëna në deklaratën e përbashkët të 19 shtatorit për një Gadishull Korean pa armë bërthamore dhe respektimin e sovranitetit të ndërsjellë nga ana e ShBA-së dhe të Koresë së Veriut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)