Këshilli i Sigurimit bën thirrje për bashkëpunim kundër ISIS-it
New York, 20 shtator - Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi të premten një deklaratë kryetari, ku i kërkohet bashkësisë ndërkombëtare të shtojë përkrahjen për goditjen e organizatës terroriste ISIS.
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry u shpreh në sesion se çrrënjosja e organizatës ISIS kërkon bashkëpunim jo vetëm në fushën ushtarake, por edhe në drejtime të tjera dhe çdo vend i botës, duke përfshirë Iranin, mund të luajë rolin e vet për këtë qëllim.
Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Liu Jieyi u shpreh nga ana e tij se Kina përkrah me vendosmëri mbrojtjen e sovranitetit, pavarësisë dhe tërësisë territoriale të Irakut dhe kërkon nga bashkësia ndërkombëtare të forcojë bashkëpunimin për një të ardhme më të mirë të këtij vendi.