14 Janar 2025

Kerry: SHBA nuk do të frikësohen nga militantët e Shtetit Islamik

Washington, 18 nëntor - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk do të frikësohen nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Kerry ka thënë se Shteti Islamik mund të rritet në mbarë botën dhe se SHBA-ja duhet të mbetet thellë e angazhuar në Lindjen e Mesme.

Ai ka thënë se ky grup ka marrë më shumë toka dhe burime sesa Al Kaida “në ditët e saj më të mira”.

Kerry i ka bërë këto komente në Washington, pasi Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar vdekjen e punëtorit amerikan të ndihmës, Peter Kassig.

Militantët e Shtetit Islamik kanë lëshuar një video, në të cilën thonë se i kanë prerë kokën atij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)