Kerry, ka uruar Kosovën për formimin e qeverisë së re
Washington, 9 dhjetor - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka uruar Kosovën për formimin e qeverisë së re.
Në një deklaratë të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, thuhet se ky koalicion qeveritar do të demonstrojë vitalitetin e Kosovës demokratike dhe institucioneve të saj politike.
Përshëndesim Presidenten Jahjaga për lidershipin që ka treguar që të sigurojë që ky tranzicion të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Ne presim që qeveria të punojë në mënyrë gjithëpërfshirëse me të gjitha komunitetet, dhe me seriozitet ta adresojë çështjen e korrupsionit, thuhet në letrën e Kerryt.