Kerry arrinë në Shqipëri
Tiranë, 14 shkurt - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Shqipëri ku në aeroportin e Tiranës, ai është pritur nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.
Gjatë takimeve të tij zyrtare, sekretari Kerry, do të zhvillojë një bisedë dypalëshe me ministrin e Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, për të vijuar më pas me kryeministrin Edi Rama.
Takimi i radhës do të jetë me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.
Qëndrimi në Tiranë pritet të mbyllet me një bashkëbisedim të Kerryt me një grup të rinjsh shqiptarë.
Policia ka marrë masa të forta sigurie për të garantuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit.
Mbi 1,500 policë janë angazhuar për sigurinë.