11 Janar 2025

Kërkohet seancë speciale në Këshillin e Sigurimit për Luginën e Preshevës

Preshevë, 3 mars - Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Jonuz Musliu, ka thënë se me kthimin e 103.222 teksteve mësimore nga Lugina e Preshevës në Kosovë po i vjen fundi gjithçkaje.

Ai ka kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë dhe të Kosovës të ndërhyjnë në mekanizmat ndërkombëtarë që ta detyrojnë Serbinë të kthehen tekstet shkollore për nxënësit e shkollave fillore në Luginë të Preshevës.

Po ashtu, të njëjtën gjë ai e ka kërkuar edhe nga SHBA-ja, BE-ja dhe shtetet e tjera me ndikim në arenën ndërkombëtare.
“Diskriminimi që po ua bënë Serbia shqiptarëve në Luginë është i papranueshëm. Unë nuk e di se si po toleron faktori ndërkombëtar këtë situatë, kur dihet që s’mund t’i ndalohet libri dikujt në shekullin XIX”, tha Musliu për ‘Epokën e Re’.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)