13 Janar 2025

Keefe: S’ka BE për Serbinë, pa normalizim me Kosovën

Beograd, 13 dhjetor - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Beograd, Denis Keefe ka rikujtuar kushtet që Bashkimi Evropian ka për Serbinë për të filluar negociatat për anëtarësim të saj në BE.

Diplomati britanik ka thënë se “nuk ka dëgjuar që ndokush në BE të flasë për hapje negociatash për kapituj në muajin dhjetor e për këtë, madje, thotë s’e ka dëgjuar as kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq”, transmeton gazeta e Beogradit Novosti.

“Pozicion i përbashkët i BE-së-, përfshirë edhe Britaninë e Madhe është i qartë. Në rastin e Serbisë, Komisioni Evropian dhe vendet anëtare theksin e kanë sidomos në kapitujt 23, 24 dhe 35, për jurisprudencën, të drejtat e njeriut dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Kjo është caktuar edhe në Marrëveshjen e Brukselit dhe detyra aktuale e për pjesëmarrësit në dialog është që kjo Marrëveshje të zbatohet“, ka thënë ai.

Në pyetjen nëse Londra për hapjen e kapitullit 35 po kërkon plotësimin e shumë kushteve, ndër të cilët edhe largimin e barrikadës nga Ura e Ibrit, Keefe është përgjigjur se kapitulli 35 është kompleks dhe se aktualisht fokusi është në implementimin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Aty kemi shumë detaje, çështje shumë të komplikuara dhe në to duhet të punojnë Beogradi e Prishtina me ndihmën e Brukselit”, ka shtuar ai.

Në konstatimin e gazetës se kryetari serb Nikoliqi ka të drejtë kur thotë se BE nga Serbia, për t’u bërë anëtare e BE-së, kërkon njohjen e Kosovës, Keefe është përgjigjur:

“Ajo që kërkon BE është normalizimi i plotë i marrëdhënieve. Kërkesa e vetme zyrtare është që të arrihet normalizimi i plotë. Pozicioni i Britanisë për Kosovën është i njohur, por ka vende në BE që nuk e kanë njohur”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)