KE paraqet një sërë nismash për të luftuar financimin e terrorizmit
Bruksel, 22 dhjetor - Komisioni Europian tha të mërkurën se do të ndërmarrë disa nisma për të goditur financimin e terrorizmit dhe për të forcuar aftësinë e bllokut në luftën kundër terrorizmit dhe krimeve të organizuara.
Sipas një deklarate, Brukseli zotohet të forcojë kornizën ligjore në fushën e pastrimit të parave, kufizimin e qarkullimit të paligjshëm të parave si dhe ngrirjen e konfiskimin e kapitaleve të paligjshme, duke siguruar marrjen e veprimeve të fuqishme dhe të koordinuara kundër financimit të terrorizmit.
Nënkryetari i Komisionit Europian Frans Timermans, u shpreh se blloku europian do të forcojë ligjet për të prerë burimet e fondeve që shkojë për terroristët dhe kriminelët.
Bashkimi Europian, thekson deklarata, duhet të sigurojë zbulimin dhe ndalimin e qarkullimit të fondeve të dyshuara dhe të përkrahë bashkëpunimin më të mirë midis vendeve anëtare për të garantuar sigurinë e qytetarëve europianë.