KE nis veprime ligjore ndaj 3 vende të BE-së
Bruksel, 14 qershor - Komisioni Europian ka nisur veprime ligjore ndaj 3 vendeve të Europës Qendrore, pasi kanë refuzuar të strehojnë refugjatët në vendet e tyre.
Këtë e njoftoi eurokomisioneri për Migrimin, Dimitris Avramopoulos, gjatë një konference shtypi në kuadër të takimit të eurokomisionerëve në Francë.
\"Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia nuk kanë zbatuar detyrimin ligjor. Për këtë arsye, Komisioni ka vendosur të nisë procedurat për shkeljet nga këto tre vende. Duhet të jemi të drejtë ndaj vendeve anëtare që përmbushin detyrimet e tyre.\"
Polonia dhe Hungaria nuk kanë pranuar asnjë refugjat që prej shtatorit 2015, kur BE-ja vendosi të pranojnë 160 mijë refugjatë nga Italia dhe Greqia, për t\'i shpërndarë më vonë në kuota mes vendeve anëtare.
Republika Çeke pranoi vetëm 12 refugjatë, mirëpo më pas deklaroi se do të largohet nga marrëveshja për shkak të sigurisë.
Nëse vendet anëtare të përfshira në marrëveshje refuzojnë të përmbushin detyrimet e tyre për disa muaj, Komisioni ka të drejtë ta çojë çështjen në Gjykatën e Drejtësisë, e cila mund të vendosë për penalitete financiare ndaj këtyre vendeve.