09 Janar 2025

KE i gatshëm për bisedime me Britaninë për shkëputjen e saj nga BE

Bruksel, 15 mars - Komisioni Europian (KE) shprehu gatishmërinë për fillimin e bisedimeve me Mbretërinë e Bashkuar, për shkëputjen e saj nga BE-ja.

Në të njejtën kohë, zëdhënësi i Komisionit Alexander Winterstein, nuk komentoi opinionin se Skocia mund të marrë anëtarësinë e Britanisë në BE, nëse arrin të shkëputet nga Mbretëria e Bashkuar.

\"Kjo pyetje është interesante dhe hipotetike. Mendoj se ka shumë akademikë, juristë, analistë dhe njerëz shumë më të zgjuar se unë të cilët mund të mendojnë një skenar të tillë. E vetmja gjë që unë di është se po presim nisjen e procesit të bisedimeve midis Bashkimit Europian dhe qeverisë së Madhërisë së saj\", tha zëdhënësi i KE-së.

Ministrja e parë e Skocisë Nicola Sturgeon paraqiti qëllimet për një referendum për pavarësinë e vendit, para përfundimit të Brexit-it.

Një shumicë skocezësh votuan pro qëndrimit në BE, gjatë referendumit të Brexit-it, por kjo u dominua nga mbështetja e Brexit në Britani dhe Uells.

Shumë analistë janë të mendimit se përfitimet që Skocia ka fituar si pjesë e Mbretërisë së Bashkuar nga votuesit europianë, do të bindin votuesit skocezë të mbeten pjesë e saj gjatë referendumit për pavarësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)