14 Janar 2025

Katalonja mban referendumin për pavarësi

Barcelonë, 9 nëntor - Rajoni i Katalonjës në Spanjë mban sot referendumin jozyrtar për pavarësi, me gjithë kundërshtimet e Madridit.

Organizatat pro-pavarësisë kanë bërë fushatë intensive për pjesëmarrje sa më të lartë.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, ka thënë se votimi nuk do të ketë asnjë efekt.

Sondazhet e opinionit tregojnë se 80 për qind e katalonasve duan më shumë autonomi nga Spanja, ndërsa 50 për qind favorizojnë pavarësinë e plotë.

Katalonja përbën një të pestën e prodhimit ekonomik të Spanjës dhe ka kulturë dhe gjuhë të dallueshme.

Atje jetojnë 7.5 milionë banorë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)