Katalonia i ndez dritën jeshile referendumit për pavarësinë
Parlamenti katalanas votoi të premten një ligj duke i hapur rrugën një referendumi mbi pavarësinë e rajonit ndaj Spanjës dhe duke anashkaluar gjithashtu kundërshtimin e Madridit për referendumin që presidenti i Katalonjës, Artur Mas, kërkon të zhvillohet më 9 nëntor.
Ligji i miratuar nga 106 deputetë dhe i kundërshtuar 28 të tjerë, autorizon qeverinë rajonale të organizojë referendume popullore me karakter jodetyrues, por që mund të kundërshtohen në Gjykatën Kushtetuese nga qeveria spanjolle.