Kanadaja dhuron 100 milionë dollarë për UNHCR-në
Otava, 27 nëntor - Kanadaja për plotësimin e nevojave të refugjatëve sirianë si strehim, mbrojtje dhe shërbime shëndetësore i ka dhuruar 100 milionë dollarë Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNCHR).
Ministrja për Zhvillimin Ndërkombëtare e Kanadasë, Marie-Claude Bibeau, ka theksuar se kjo ndihmë është ofruar duke menduar nevojat emergjente të refugjatëve sirianë ku të cilat me afrimin e stinës së dimrit do të përdoren kryesisht në veshmbathje dhe nevojat e tjera.