Kamerun: Zgjedhjet e Greqisë shtojnë destabilitetin në të gjithë Evropën
Londër, 26 janar - Deivid Kamerun, kryeministër i Anglisë, të dielën në mbrëmje ka reaguar ndaj fitores së partisë Syriza në zgjedhjet e Greqisë dhe pretendoi se këto zgjedhje mund të shtojnë destabilitetin ekonomik në të gjithë Evropën.
Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se Kamerun me anë të një mesazhi të publikuar në faqen e tij në Twitter, ka thënë: Zgjedhjet e Greqisë do të bëhen shkak për shtimin e destabilitetit në të gjithë Evropën dhe pikërisht kjo është arsye për çfarë Anglia insiston në programin e saj të veçantë si dhe në paraqitjen e programit të sigurisë.
Vlen të theksohet se Anglia përveçse deri tani nuk është bërë anëtare e zonës së euros, ka kërcënuar se do të largohet nga BE nëse nuk pranohen kërkesat e saj rreth çështjes së migrimit dhe forcës punëtore në vendet evropiane.