Kalifornia përmbytet nga te reshurat
San Francisco, 13 dhjetor - Bregu perëndimor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është goditur nga një mot i keq, shoqëruar me përmbytje dhe rrëshqitje dheu.
Pas disa muaj thatësire rekord disa shtete në brigjet perëndimore të Amerikës po përjetojnë këto ditë stuhi të fuqishme shoqëruar me shira të rrëmbyer dhe dëborë.
Në Gjirin e San Francisco, në Kaliforni, dhe në zonat në veri të tij ka pasur dje dhe sot shira të rrëmbyer që kanë shkaktuar vërshime.
Autoritetet e disa rajoneve i kanë paralajmëruar banorët se do të duhet të evakuohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa mësohet se një person ka humbur jetën.
Shirat në rajonin e Gjirit kanë shkaktuar përmbytjen e rrugëve, kanë rrëzuar pemë dhe i kanë detyruar mijëra njerëz të mos shkojnë në shkolla dhe punë.
Thuajse të gjitha zonat e banuara buzë lumit Los janë evakuuar. Mësohet se rrëshqitjet e dheut kanë shkatërruar plotësisht mbi 10 shtëpi.
Ndërkohë malet e Kalifornisë janë zbardhur nga dëborë dhe vendi po përballet me temperatura shumë të ulëta.
Meteorologët kanë parashikuar një përkeqësim të kushteve të motit në ditë në vazhdim, çka ka bërë që autoritetet vendase të jenë në gatishmëri për më të keqen.