Kacin dënon ndalimin e paradës gay në Beograd
Bruksel, 4 tetor - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin deklaroi se vendimi i qeverisë së Serbisë për ndalimin e paradës së homoseksualëve, e planifikuar të mbahet të shtunën në Beograd, ishte një vendim politik, që e vë në pikëpyetje sundimin e ligjit në Serbi.
Jam i bindur se shteti ka mundur të ofrojë siguri për të gjithë pjesëmarresit, sikur të ekzistonte vullneti, ka thënë Kacin.
Ministri i Brendshëm i Serbisë njoftoi sot se parada e homoseksualëve është ndaluar bashkë me të gjitha aktivitetet e tjera publike.
Në deklaratën e Ministrisë thuhet se këto aktivitete janë ndaluar për të parandaluar çrregullime të mundshme, si dhe për të mbajtur sigurinë për të gjithë qytetarët dhe të huajt në Beograd.
Një nga organizatorët e paradës, Goran Milletiç, e ka dënuar këtë ndalesë duke shtuar se kjo gjë dëshmon unitetin e qeverisë dhe huliganëve.
Më herët, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej u bëri thirrje autoriteteve që ta ndalojnë paradën, duke thënë se është kundër traditave serbe.
Në vitin 2010, disa persona u plagosën dhe u arrestuan nga nacionalistët e krahut të djathtë dhe huliganët, pasi ishin sulmuar në paradën e homoseksualëve në Beograd.