Kaçaniku merr pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm të CSR Europe
Bruksel, 15 mars - Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit CSR Kosova, Senton Kaçaniku po merr pjesë në Kuvendin e Përgjithshëm të CSR Europe, ku është duke u prezentuar Pakti Evropian për Rininë që u lansua në BE më 17 Nëntor 2015 dhe në Kosovë më 4 Mars 2016.
Kaçaniku me këtë rast është takuar me Jacques Spelkens, i cili ishte edhe pjesëmarrës i lansimit të Paktit në Kosovë, si dhe me drejtuesit e rrjeteve për përgjegjësi shoqërore të vendeve të ndryshme evropiane, si dhe me përfaqësues të lartë të korporatave liderë si Walt Disney, Enel Group, Hitachi, BASF, Foretica, IBM, etj.