Junker: Turqia po largohet nga Evropa
Bruksel, 26 korrik - Turqia ka urdhëruar ndalimin e 42 gazetarëve, pas përpjekjes për grusht-shtet në këtë shtet, që rezultoi me arrestimin dhe ndalimin e më shumë se 60 mijë njerëzve.
Gjithashtu, janë arrestuar dhe pezulluar ushtarakë, policë, gjykatës dhe nëpunës civilë, si përgjigje për puçit ushtarak të ndodhur më 15 korrik.
Lidhur me zhvillimet e fundit në Turqi, ka reaguar edhe presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klaud Junker.
Ai tha se në këtë gjendje, Turqia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së. Junker ka paralajmëruar Turqinë se nëse merret vendimi për dënimin me vdekje, atëherë në mënyrë të menjëhershme do të ndalojë procesin e pranimit të BE-së.