Jugu rrit gatishmërinë për shkak të provokimeve të Veriut
Seul, 8 shkurt - Koreja e Jugut ka rritur nivelin e alarmit dhe po monitoron nga afër veprimet e ushtrisë së Koresë së Veriut, anijet patrulluese të të cilës edhe sot në mëngjes kanë shkelur kufirin detar.
Marina koreano-jugore deklaroi se me të shtëna në ajër ka paraljmëruar anijet e patrullimit të ushtrisë së Koresë së Veriut të cilat herët në mëngjes kaluan të ashtuquajturën vijën kufitare të Veriut (NLL).
Bëhet fjalë për kufirin të cilin Pheniani zyrtar nuk e njeh dhe se ushtria e Koresë së Veriut edhe më parë ka shkelur kufirin në mënyrë të ngjashme.
Shkelja e kufirit erdhi në kohën kur të gjithë popujt e Gadishullit Korean po përgatiteshin për pritjen e Vitit të Ri kinez.
\"Ushtria e Koresë së Jugut është në gatishmëri të lartë dhe po vëzhgon aktivitetet e ushtrisë së Koresë së Veriut në vijën e kufitare NLL\", thonë burimet ushtarake në Seul.