08 Janar 2025

Jovanoviq: Rezoluta 1244, mbetja e fundit e kapitullimit të Millosheviqit

Beograd, 23 janar - Kryetari i Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, Qedomir Jovanoviq, ka deklaruar se Serbia do të duhet ta ndryshojë politikën ndaj Kosovës.

“Kreatorët e deritanishëm të politikave shtetërore nuk kanë fuqinë që të bëjnë në këtë momente politikën udhëheqëse, por besoj se do të gjejnë potenciale që në qeverisjen e ardhshme të përcjellin qasje të re ndaj problemit të Kosovës dhe ardhmërisë euroatlantike të Serbisë”, ka theksuar Jovanoviq në deklaratën me shkrim pas takimit me Zëvendës-ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Rekeer.

Sipas tij, Serbisë i duhet një ide e re dhe guxim politik dhe përgjegjësi, dhe jo negociata dhe raunde pa fund në kuadër të bisedimeve teknike në Bruksel, apo lidhja e verbër me Rezolutën humbëse 1244.

Ai këtë rezolutë e ka quajtur si mbetja e fundit e kapitullimit të Millosheviqit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)