Jovanoviç mbron shqiptarët
Beograd, 17 tetor - Lideri i Partisë Liberale Demokratike, Çedomir Jovanoviç ka folur në favor të shqiptarëve lidhur me atë që ndodhi në Beograd.
\"Po ndodhin akte të turpshme dhe qyqyare ndaj bashkëqytetarëvë tanë shqiptarë. Atmosfera e krijuar nuk po zbutet, por vetëm se acarohet më tepër.\"
\"Kjo nuk është një mënyrë për të mbrojtur Serbinë. Ata që kanë sulmuar bashkëqytetarët tanë shqiptarë, ashtu do të sillen edhe me ne nëse na takojnë rrugëve\", - vlereson në reagimin e tij Jovanoviç, raporton Almakos.
Jovanoviç theksoi se shqiptarët janë \"bashkëqytetarë të tyre\" dhe se serbët nuk duhet të jetojnë në intolerancë me etninë shqiptare.