10 Janar 2025

Joseph: Serbia do të duhet ta njoh Kosovën para se të hyjë në BE

Washington, 18 gusht - Drejtori i Institutit amerikan për çështjet aktuale botërore, që ka shërbyer edhe në misionet ndërkombëtare në Ballkan gjatë dhe pas luftërave, Edward Joseph, ka deklaruar se porosia e nënpresidentit amerikan Biden në Prishtinë, për ‘themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe i është drejtuar posaçërisht opozitës në Kosovë”.

Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, Joseph tha se nënpresidenti Biden e ka bërë gjithashtu të qartë se “edhe çështja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi duhet të zgjidhet përfundimisht pa shtyrje dhe pa kundërthënie”.

Edward Joseph, profesor në Shkollën për Studime Ndërkombëtare John Hopkins, tha se kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq me deklaratën e tij se “zgjidhja e vetme për Kosovën, tani për tani, do të ishte që Qeveria e Serbisë ta njoh pavarësinë e saj, por këtë nuk mund ta bëjë”, tregon se ai “i ka porositur qytetarët e Serbisë – se ky është realiteti me të cilin duhet të përballen”.

Ai tha se dallimet më të mëdha ndërmjet Beogradit dhe Washingtonit mbeten rreth Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, por shtoi se “hyrja e Serbisë në BE do të kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

“Gjermania nuk do të lejojë hyrjen e Serbisë në BE përpara se ajo ta njoh Kosovën”, tha Joseph në intervistën me Radion Evropa e Lirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)