11 Janar 2025

John Kerry ka uruar qytetarët e Kosovës për 8 vjetorin e pavarësisë

Washington, 17 shkurt - Me rastin e 8 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, përshëndeti përparimin që vendi ka bërë drejt integrimit Euro-Atlantik.

Në urim thuhet se SHBA-të do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës.

“Në emër të Presidentit Obama dhe qytetarëve të Shteteve të Bashkuara,kam kënaqësinë t’i dërgoj urimet më të mira popullit të Republikës së Kosovës, ndërkohë që ju festoni tetë vjetorin e pavarësisë më 17 shkurt.\"

\"Gjatë vizitës sime në Kosovë në dhjetor, përshëndeta përparimin që vendi juaj ka bërë kohët e fundit drejt integrimit Euro-Atlantik. Ky përparim përfshin avancimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë, nënshkrimin e një marrëveshjeje për kufirin me Malin e Zi, sigurimin e një marrëveshjeje me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit dhe nënshkrimin e një Marrëveshjeje të Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.\"

\"Këto dhe hapa të tjera tregojnë vendosmërinë tuaj për t\'u bërë anëtare e plotë dhe produktive e komunitetit euro-atlantik”, thuhet në urim.

Shtetet e Bashkuara siç ka thënë ai do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kosovës, ndërkohë që ajo merr vendimet e vështira dhe të nevojshme për të ecur më tej në rrugën drejt stabilitetit, prosperitetit dhe integrimit.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë miqësinë e me të gjithë popullin e Kosovës dhe ju urojnë edhe një herë në këtë ditë të veçantë”, thuhet ndër të tjera në urim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)