Jevtiq po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA
Prishtinë, 5 nëntor - Ministri Jevtic, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka filluar takimet në Uashington me drejtorin politik të organizatës Mercy Crops, Anom Voghan, dhe drejtorin e UNDP-së, Vilijam Dejvison.
Vazhdimi i bashkëpunimit në vitin e ardhshëm, si dhe, përkrahja e duhur në projektet që kanë të bëjnë me kthimin e të zhvendosurve në Kosovë, kanë qenë temat kryesore të takimit.
Ministri Jevtic theksoi se është mjaftë me rëndësi përkrahja dhe ndihma e organizatave ndërkombëtare, ku pa ndihmën dhe përkrahjen e tyre shumë çka nuk do të ishte implementuar, kur është fjala për kthimin.
Në takim me drejtorin e Mercy Crops-it, ministri Jevtic, e hapi mundësin e bashkëpunimit në projektet të cilat kanë të bëjnë me zgjidhjen e çështjes së personave të zhvendosurve intern në qendrat kolektive në Kosovë, duke pasur parasysh projektet e implementuara në bashkëpunim me këtë organizatë.
Drejtori i UNDP-së, Vilijam Dejvis, i shprehu ministrit Jevtic përkrahje të plotë nga ana e kësaj organizate për iniciativën e filluar për hapjen e projektit të ri, e cili ka të bëjë me zgjidhjen e çështjes së punësimit në mjediset e të kthyerve.
Ideja për ndihmë në hapjen e kooperativave bujqësore, si dhe fillimin e bizneseve të vogla, gjeti mbështetje nga ana e drejtorit Viliam Dejvis, i cili theksoi që UNDP-ja në Kosovë është e kënaqur me qasjen praktike të Ministrisë për Komunitet dhe Kthim, kur është fjala për projektet të cilat janë realizuar në bashkëpunim me UNDP-në.
Dalibor Jevtic në vazhdim të vizitës së tij në SHBA do të ketë takime në Stejt Departament ku do të takohet me drejtorin e Zyrës së Evropës Qendrore dhe Juglindore, me Tom Jazdeger, me drejtorin e Zyrës për demokraci dhe të drejtat e njeriut, Filom Kaplan, si dhe me zëvendësen e drejtorit të zyrës për refugjatë. Ministri Jevtic në Uashington do të takohet edhe me përfaqësuesen e UNDP-së, Seli Piterman.