14 Janar 2025

Jevetiq: Incidentet bëjnë përshtypje që situata është jasht kontrolli

Washington, 10 nëntor - Ministri për komunitet dhe kthim nga Washingtoni, ku po qëndron për vizitë pune, dënoi edhe një sulm në vargun e sulmeve të shumta në pronat e të kthyerve, i cili ndodhi gjatë vikendit, në fshatin Dresnik,  të Komunës së Klinës.

Thyerja dhe vjedhja totale e gjësendeve nga shtëpia e Vukosava dhe Zlatës Ribacit është serioze dhe kërcënuese  për të kthyerit, ndërsa përpjekja dhe këmbëngulja për procesin e  kthimit po vihet në një pikëpyetje të madhe.

 “ Vazhdimi i incidenteve ku po atakohen pronat  dhe shtëpitë e serbëve, në territorin e Komunës së Klinës, krijojnë përshtypjen se situata atje ngadalë është duke dalë jashtë kontrollit. Edhe pse  qysh moti është dashur të reagohet dhe autorët të sillen para drejtësisë dhe të ndëshkohen në mënyrë adekuate, institucionet kompetente ende nuk e bëjnë këtë gjë. \"

\"Mos arrestimi dhe mos sjellja para drejtësisë e autorëve të krimit, kam përshtypjen se edhe më tepër po nxitë intensitetin e sulmeve  dhe të vjedhjeve. Vjedhja totale e shtëpisë së Vukasava dhe Zlata Ribacit është edhe një dëshmi për këtë.\"

\"Ne nuk e kemi ndaluar forcën që të luftojmë përmes institucioneve për sigurinë e të kthyerve. Këtë do ta bëjmë gjithmonë, sepse është obligim moral dhe njerëzorë. Kam apeluar shumë herë, dhe këtë e bëjë edhe tash, dhe do ta bëjë deri sa situata e sigurisë të vihet në rendë, dhe institucionet kompetente të sjellin para drejtësisë autorët dhe emrat e tyre “, tha ministri Jevtic.  

Dua të besoj që në kohë sa më të shkurtër  do të vije  deri tek arrestimet serioze, në mënyrë që të qetësohet situata e vështirë, kur është në pyetje siguria e të kthyerve .
Sipas fjalëve të banorëve të Dresnikut , rasti është paraqitur në polici dhe policia ka dalë në vend të ngjarjes.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)