08 Janar 2025

Jeremiq kandidat për president të Asamblesë Gjenerale të OKB

Beograd, 24 janar - Serbia ka nominuar zyrtarisht ministrin e saj të Jashtëm, Vuk Jeremiq, për postin e presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Siç raportojnë mediat serbe, detyra e tij do të ishte "të planifikonte sesionin e Asamblesë së Përgjithshme, të përcaktonte rendin e ditës, të propozonte misionet paqeruajtëse, nismat ndërkombëtare e të tjera".

Kandidaturën për presidencën e radhës së këtij mekanizmi duhet ta përcaktojë rajoni i Evropës Lindore.

Funksionin e presidentit aktual të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e mban përfaqësuesi i Katarit, Nasir Abdulaziz al Nase.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)