09 Janar 2025

Jeremiq do të garojë për president në Serbi

Beograd, 16 janar - Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se do të garojë për president në zgjedhjet e këtij viti.

Data e saktë e zgjedhjeve presidenciale në Serbi nuk është përcaktuar ende.

Presidenti i tanishëm, Tomisllav Nikolliq, ka lënë të kuptohet se do të garojë për mandatin e dytë, por nuk ka bërë ende njoftim zyrtar.

Jeremiq, 41 vjeç, ka qenë ministër i Jashtëm i Serbisë në periudhën 2007-2012 dhe president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 2012-2013.

Zgjedhjet e ardhshme në Serbi do të shihen si garë midis lidhjeve më të afërta me Rusinë apo integrimit evropian.

/rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)