Jep dorëheqjen Kryeministri i Koresë së Jugut
Seul, 21 prill - Kryeministri i Koresë së Jugut, Lee Wan-Koo paraqiti sot dorëheqjen, kërkuar nga partia kryesore e opozitës që e akuzon për korrupsion, sipas agjencisë së lajmeve koreanojugore Yonhap.
Kjo çështje filloi me vetëvrasjen e një bizesmeni të fuqishëm i cili, para se të vdiste, konfirmoi se i kishte dhënë para Kryeministrit si dhe dy bashkëpunëtorëve të afërt të presidentes.
Kjo e fundit deklaroi luftë për korrupsionin duke premtuar se do të dënonte cilindo që shpallej fajtor për një aferë të tillë.
Kryeministri kishte refuzuar më parë kërkesat për dorëheqje të bëra nga Aleanca e Re Politike për Demokracinë (NAPD) , formacioni kryesor i opozitës.
Sot ai paraqiti dorëheqjen, deklaroi sekretariati i Lee për agjencinë e lajmeve Yonhap .Presidentja Park Geun-Hye, aktualisht në vizitë zyrtare në Afrikën latine, mund të pranojë dorëheqjen e tij