Jep dorëheqje kryeministri i Timorit Lindor
Timori Lindor, 6 shkurt - Kryeministri i Timorit Lindor dhe heroi i pavarësisë, Xanana Gusmao, ka dhënë dorëheqje.
Qeveria ka njoftuar se pasardhësi i tij nuk është zgjedhur ende. Gusmao, 68 vjeç, ka gati një vit që ka thënë se do të japë dorëheqje për ti lënë vendin brezit të ri. Gusamo ka qenë udhëheqës gueril, i cili ka ndihmuar ti jepet fund sundimit të Indonezisë më 2002.
Pas disa dekadave nën sundimin indonezian, Timori Lindor është duke luftuar për tu zhvilluar ekonomikisht.(REL)