Jemeni në rrezik nga kriza humanitare
Sanna, 8 prill - Punëtorët e ndihmës në Jemen paralajmërojnë për krizë humanitare, derisa vazhdojnë luftimet e rënda midis rebelëve shiitë Huthi dhe forcave qeveritare për kontrollin e qytetit Aden.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se së paku 560 njerëz janë vrarë, 1,768 janë plagosur dhe rreth 100,000 janë zhvendosur nga shtëpitë, pas intensifikimit të luftimeve në tri javët e fundit.
OBSH ka thënë se furnizimet mjekësore nuk janë duke arritur në kohë.
Një koalicion ushtarak i udhëhequr nga Arabia Saudite është duke bombarduar caqet e rebelëve që dy javë.
/rel/