12 Janar 2025

Jeb Bush, shpall kandidaturën për president të SHBA-së

Washington, 16 qershor - Ish guvernatori i Floridas, Jeb Bush, djali dhe vëllai i presidentëve të mëparshëm amerikanë, shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë, të hënën në Majemi, duke u bërë republikani i 11-të në garë.
 
 Bush ka grumbulluar shuma të mëdha fondesh për fushatën e tij dhe fillimisht mendohej të ishte pretendenti kryesor republikan.

Por anketat e fundit politike kombëtare tregojnë atë praktikisht në një nivel mbështetjeje me senatorin e Floridas Marco Rubio dhe guvernatorin e Uiskonsënit, Scott Walker.

Ndërkohë, ish-Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton, pretendentja kryesore për të marr kandidaturën e partisë demokrate, po bën fushatë në Ajoua, duke kërkuar vullnetarë në një shtet që nuk i dha mbështetje kur ajo  kandidoi për presidencën në vitin 2008.

Në fillim të vitit të ardhshëm, demokratët dhe republikanët në Ajoua do të hedhin votat e para të garës presidenciale 2016 në zgjedhjet paraprake, shtet pas shteti për të zgjedhur kandidatët që do të përballen me njëri-tjetrin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)