Japonia shton sanksionet kundër Rusisë
Tokio, 24 shtator - Japonia ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë, duke u bashkuar me shtetet e tjera që kanë ndërmarrë këtë hap, përfshirë edhe aleatin kryesor të saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një zyrtar i lartë i qeverisë së Japonisë, deklaroi se në sanksionet e reja përfshihen edhe disa banka në Rusi dhe kontrolli i shtuar i parandalimit të transportit të armatimit për në Rusi.
Japonia ka vendosur sanksione pasi Rusia e aneksoi gjatë muajit mars gadishullin e Krimesë në Ukrainë, por ato ishin më të lehta se sa ato të vendeve të BE-së dhe ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.