Japonia do blejë ishujt e kontestuar me Kinën
Tokio, 8 korrik - Japonia do të blejë pjesë të Senkakut, ishujt në lindje të detit Kinez të administruara nga Tokio, por të pretenduara nga Kina dhe Taivani.
Qeveria japoneze synon kështu të përforcojë kontrollin e saj, në një lëvizje që shton premisat për një reagim të ashpër nga ana e Pekinit dhe Taipeit.
Hipoteza, e publikuar nga e përditshmja Asahi Shimbun, është konfirmuar nga kryeministri Yoshihiko Noda, i cili ka thënë:
Po punojmë për të siguruar administrimin e ishujve në mënyrë të qetë e paqësore dhe nuk ka asnjë dyshim që ato janë pjesë e territorit tonë.
Qeveria japoneze ka nisur negociatat me pronarët e administratës metropolitane të Tokios, guvernatori i të cilës, Shintaro Ishihara kishte njoftuar që në Prill planin për blerjen, me qëllim për të mbrojtur Senkakun.
Ishihara, një politikan nacionalist, kishte nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve dhe donacioneve, që tani kanë arritur në 13 milionë euro, për të përfunduar blerjen.
Qeveria qendrore i ka zyrtarizuar të premten asaj metropolitane skemën për marrjen e ishullit Uotsuri, që është dhe më i madhi, si dhe për ata Kitakozhima dhe Minamikozhima.
Ishujt Senkaku, në ekstremin jugor të arqipelagut dhe pjesë e prefekturës së Okinauas, nuk janë të banuara dhe vetëm pesë prej tyre janë kryesorë. Aktualisht qeveria japoneze zotëron një prej tyre, Taishon.