08 Janar 2025

Japoni, tërmet i fuqishëm në pjesën verilindore

Tokio, 14 shkurt - Një tërmet i fuqishëm ka goditur pjesën verilindore të Japonisë, por autoritetet nuk kanë dhënë alarm për cunami. Nuk ka pasur raporte për viktima ose për dëme materiale.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti, që u shënua në orën 7 e 22 minuta sipas kohës së Evropës, kishte një intensitet prej 6.2 ballë.

Autoritetet në Fukushima thanë se centrali atomik ka qënë i stabilizuar.

Ky central ishte dëmtuar jashtëzakonisht shumë dhe kishte pësuar shkrirje pas tërmetit prej 9.0 ballësh dhe cunamit, në mars të vitit të kaluar, në pjesën verilindore të Japonisë.

Nga kjo katastrofë humbën jetën afro 16 mijë vetë, ndërsa më se 3 mijë njerëz ende konsiderohen të zhdukur.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)