15 Janar 2025

Jahjaga u takua me zëvendëskryeministrin e Sllovakisë, Miroslav Lajcak

Alpbach, 25 gusht - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot në Alpbach me zëvendëskryeministrin e Republikës së Sllovakisë, Miroslav Lajcak, me të cilin bisedoi për perpektivën evropiane të Kosovës dhe rajonit dhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Presidentja Jahjaga e vlerësoi rolin e zotëri Lajcak në përfshirjen e Kosovës në nismat rajonale dhe ato evropiane dhe theksoi se vazhdimi i mbeshtetjes për rrugën evropiane për Kosovën nga Sllovakia është e domosdoshme.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në përafrimin me BE dhe e vlerësoi inicializimin e MSA që hap një kapitull të ri të marrëdhënieve Kosovë-BE. Ajo tha se Kosova duhet të përfshihet në procesin e liberalizimit të vizave, sepse kjo do të ndihmojë në lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, ngjashëm me të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun me Republikën e Serbisë, me lehtësimin e BE, dhe theksoi se marrëveshjet e arritura deri tani në këtë dialog duhet të zbatohen plotësisht, sepse kjo ndihmon në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe lehtëson jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Sllovakisë, zotëri Miroslav Lajcak, theksoi rëndësinë e vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe ndihmon në ruajtjen e stabilitetit në gjithë rajonin. Ai tha se i gjithë rajoni i Ballkanit ka shënuar përparim dhe se perspektiva evropiane është e hapur.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)