Jahjaga në shënimin e rënies së komunizmit në Shqipëri
Tiranë, 8 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga po qëndron sot në Tiranë në shënimin e 25-vjetorit të rënies së komunizmit, me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Presidentja Jahjaga mori pjesë edhe në Konferencën Ndërkombëtare \"Shqipëria dhe Evropa, 25 vite nga rënia e komunizmit\" ku morën pjesë udhëheqës politik dhe figura ndërkombëtare të kohës.