Jahjaga merr pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-presidentit të Bullgarisë
Sofje, 1 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, sot mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Presidentit të parë të zgjedhur ne mënyrë demokratike në Republikën e Bullgarisë, Zhelju Zheljev.
Ceremonia e varrimit u mbajt në Kishën e Madhe në Sofje të Bullgarisë dhe morën pjesë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, presidenti i Republikës së Maqedonisë, presidenti i Kryesisë së Republikës së Bosnjë Hercegovinës dhe personalitete të tjera politike e shoqërore të Bullgarisë.
Presidentja Jahjaga u nënshkrua edhe në librin e zisë të hapur në Kishën e Madhe të Sofjes në nderim të presidentit të parë demokratik të Republikës së Bullgarisë.