12 Janar 2025

Jahjaga: Kosova nuk ka partner më të madh se Shqipëria

Tiranë, 10 shtator - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, pasi takoi krerët më të lartë të vendit, duke nisur nga homologu i saj Bujar Nishani, kreu i Kuvendit Ilir Meta, si dhe kreun e qeverisë Edi Rama.

Duke e mirëpritur në Kuvend, kreu i legjislativit shqiptar Meta është shprehur se Presidentja Jahjaga ka punuar vazhdimisht për përmirësimin e imazhit të vendit të saj, ndërkohë që marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të mbeten gjithnjë vëllazërore.

Jahjaga, në fjalën e saj para deputetëve shqiptarë, për të cilët solli edhe falenderimet e qytetarëve të Kosovës, ashtu sikurse dhe për qytetarët shqiptarë, është shprehur ndër të tjera se “Me Shqipërinë kemi një histori të përbashkët vuajtjesh, e megjithatë, pa Shqipërinë, Kosova nuk do të ishte vendi që është sot”.

"Kosova nuk ka partner më të madh se Shqipëria në rajon dhe ky partneritet duhet të reflektojë me heqjen e pengesave burokratike dhe t’iu mundësojë bizneseve të tona të zhvillojnë ekonominë e tregut të lirë, me konkurrencë të barabartë dhe trajtim të drejtë."

"Të hapim dyert për shkrimtarët dhe artistët, t’i inkurajojmë që të na ndihmojmë t’i flakim paragjykimet dhe ta njohim e ta kuptojmë më mirë njëri-tjetrin. T’i emancipojmë shoqëritë tona, që të jenë konkurrente në një epokë të udhëhequr nga inovacioni, si qytetarë të lirë e të vetëdijshëm për rolin e tyre në ndërtimin e një demokracie të mirëfilltë", theksoi Jahjaga.

Duke theksuar kontributin e dhënë nga Shqipëria dhe mbështetjen e pakursyer të saj për Kosovën, Jahjaga deklaroi se “ne, kosovarët, nuk mbetëm robër të historisë, por mbërritëm deri në ditët e sotme kur po ecim përpara me hapa të shpejtë dhe të sigurtë drejt Bashkimit Europian. Si kurrë më parë në historinë e Ballkanit, të gjithë ne jemi rreshtuar bashkë në përqafim të vlerave më të mira. Paqja në rajon do të sigurojë qëndrueshmëri për qytetarët e vendeve tona. Ndaj dhe sot na mbetet të bëjmë thirrje për një thellim të bashkëpunimit në fushën ekonomike”.

Me të kaluar në aspektin ekonomik të bashkëpunimit dypalësh, Jahjaga tha se “Kosova nuk ka partner më strategjik në rajon sesa Shqipëria, e cila i ka dhënë një shembull dhe vazhdon t’i japë botës, për harmoninë ndërfetare”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)