15 Janar 2025

Jahjaga kërkon nga Ishujt Bahame njohjen e pavarësisë së Kosovës

New York, 25 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, u takua sot në New York me ministrin e Jashtëm të Ishujve Bahame, zotëri Frederick Mitchell, me të cilin bisedoi për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, për rëndësinë e konsolidimit ndërkombëtar të saj si dhe për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga në bisedë me ministrin Mitchell thekoi se Kosova, që prej shpalljes së pavarësisë së saj, në vitin 2008, ka shënuar përparime të mëdha, duke u shndërruar në një faktor stabiliteti në rajon e promovuese e fuqishme e fqinjësisë së mirë.

Ajo tha se pavarësia e Kosovës është legjitimuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe sot ajo është e pranuar nga 108 vende të botës, anëtare të OKB-së.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova është ndërtuar mbi parimin qytetar dhe promovon vlera të tolerancës dhe të mirëkuptimit ndërmjet të gjitha komuniteteve. Ajo theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte jo vetëm në stabilitetin e vendit por edhe për gjithë rajonin dhe do të siguronte një paqe të qëndrueshme.

Ajo thekoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ishujt Bahame do të kontribuonte në vazhdimin e konsolidimit të shtetit të Kosovës, në ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe do të ofronte përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës  në organizatat ndërkombëtare, posaçërisht në OKB

Ministri i jashtëm i ishujve Bahame tha se vendi i tij po përcjell zhvillimet ne rajonin e Ballkanit dhe në këtë rrafsh edhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)