Jahjaga dhe Basha diskutuan për bashkëpunimin ekonomik
Tiranë, 11 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në kuadër të vizitës shtetërore në Republikën e Shqipërisë, ka takuar sot në Tiranë kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.
Presidentja Jahjaga dhe Basha diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri dhe përparimet që kanë bërë të dyja vendet ne forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik dhe realizimin e perspektives evropiane.
Presidentja Jahjaga theksoi se zhvillimi i demokracisë parlamentare është thelbësor për konsolidimin demokratik dhe për përshpejtimin e rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian.
Presidentja Jahjaga dhe Basha diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.