22 Janar 2025

Jagland: Presim formalizimin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë

New York, 28 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua në New York me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, si dhe perspektivën evropiane për gjithë rajonin.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova është promovuese e paqes dhe fqinjësisë së mirë në gjithë rajonin dhe po synon përmbylljen e procesit të anëtarësimit në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga vlerësoi rolin e Këshillit të Evropës në Kosovë dhe tha se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ndihmonte vendin në shumë fusha por edhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, zotëri Thorbjorn Jagland vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe theksoi përparimin në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se grupet punuese ndërmjet Kosovës dhe KiE-së po vazhdojnë punën dhe presim formalizimin e Zyrës së KiE-së në Kosovë. Ai tha se në raport me Kosovën po ndiqet qasja hap pas hapi.

Presidentja Jahjaga dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillitë Evropës biseduan edhe për zhvillimet e tjera në rajonin e Evropës Juglindore dhe perspektivën evropiane të Kosovës por edhe të gjithë rajonit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)