Izraeli feston 67-vjetorin e pavarësisë
Jeruzalem, 23 prill - Izraelitët, me fishekzjarrë dhe ceremoni të ndryshme, kanë filluar ta festojnë 67-vjetorin e pavarësisë.
Festa ka filluar, pasi sot është shënuar Dita e Kujtimit për ushtarët e vrarë dhe viktimave të terrorizmit. Lucy Aharis, një arabe izraelite, ishte në mesin e atyre që kanë pasur nderin ta ndezin pishtarin ceremonial. Ajo ka folur për bashkëjetesën dhe ka lexuar disa pjesë të fjalimit në gjuhën arabe. Ka folur për hebrenjtë që kanë ardhur nga vendet arabe dhe për ata nga Evropa Lindore, religjionin dhe sekularizmin, për arabët dhe hebrenjtë dhe atyre u ka kushtuar pishtarin e saj transmetojnë, mediet izraelite.
Izraelitët, sipas traditës, dalin në rrugët kryesore dhe festojnë pavarësinë e tyre. Festa vazhdon nesër kur shumë dalin në shëtitje dhe piknik.
Kryeministri izraelit me këtë rast ka deklaruar se Jerusalemi do të mbetet \"kryeqytet i përjetshëm\" i këtij vendi. \"Kur shikojmë vendet e rajonit, shohim se Izraeli është shtet unik. Izraeli garanton të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e tij dhe është i bazuar në sistemin demokratik\", ka theksuar ai.