Ivanoviq: Strukturave komunale të veriut u ka kaluar mandati
Beograd, 8 maj - I ashtuquajturi sekretar i Ministrisë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka thënë të martën se përkundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale në komunat e Zveçanit dhe Zubin Potokut, strukturave komunale të këtyre komunave ligjërisht u ka kaluar mandati.
Ai ka paralajmëruar formimin e Këshillave të përkohshme në këto komuna, duke ndërruar strukturat komunale sipas formës që është paraparë me Ligjin për vetëqeverisjen lokale.
Mendoj se Këshillat e përkohshme dhe kryetarët e këtyre Këshillave do të kryenin funksionin e kryetarëve të komunave, ka thënë Ivanoviq.